Deputetja e PS-së, Sara Mila: Qytetarët në protestë, sorra anti-shqiptarë!

Deputetja e PS-së, Sara Mila: Qytetarët në protestë, sorra

Deputetja socialiste Sara Mila, duke folur për protestën e sotme para Parlamentit, ku u shënuan përplasje të dhunshme, i doli në mbrojtje liderit të saj, teksa ka ofenduar protestuesit.

Ajo i quajti këta të fundit “sorra anti-shqiptarë”, ndërsa ka deklaruar se ky grupim që u pa sot në protestë, e urren progresin e Shqipërisë dhe nuk dëshiron integrimin e vendit në Bashkimit Europian.

Ka një ndasi midis flamingove që vërtet kanë një kauzë dhe që shumë shpejt do dëgjoni që do marrin përgjigje për atë kauzë, së bashku me kryeministrin dhe organet përkatëse.

E sigurt është që do të arrijë një dakordësi fillimisht në informim dhe transparencë njëherë, më pas për të arritur në disa konkluzione konkrete sa i përket kritereve të mjedisit që ai projekt shumë i mirë për Shqipërinë do të duhet të kalojë.

Patjetër që ka një ndarje midis flamingove që vërtet dolën dhe besuan dhe shpresuan që mund të ishte një protestë ndryshe.

Qeveria shqiptare e akomodoi si një protestë ndryshe, duke mos limituar, duke mos ngacmuar dhe provokuar në asnjë moment protestën që po i tregonte botës sa demokratike ishte Shqipëria.

Në ndërkohë ka dhe prezencën e këtyre sorrave anti-shqiptarë që sot dolën me zë dhe figurë. Kemi të bëjmë me një dalje në origjinë të atyre njerëzve që e kanë dashur Shqipërinë gjithmonë kështu, kaos, molotovë, dhunë, përshkallëzim.

Janë të njëjtët aktorë, por me fytyra të ndryshme, e urrejnë progresin e Shqipërisë. Nuk duan ta shohin Shqipërinë as në BE”, tha Mila në “Off the Record”, në A2 CNN.

EMISIONET