DEBATET E PLOTA/ “Boll, mos u merr me llafe grash” - Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në sallën e GJKKO-së: Nuk duroj dot më…

DEBATET E PLOTA/ “Boll, mos u merr me llafe grash” - Sherr mes

Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në një debat verbal përpara trupit gjykues.

Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve të dorëzuara si prova nga prokuroria.

Kryemadhi është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk duhet të flasë bazë thashethemesh e llafesh grash, apo fjalët që i sjell, sipas saj Altin Dumani.

Ilir Meta: Dua te theksoj qe nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm as për Adrian Shatkun e as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë sms e Ilir Metës as për Monikën, as për Pirro Xhixhon, Shatkun, Haxhinaston, as për gjëra të ligjshme. Janë të gjitha shpifje. Nuk ka asnjë bisedë me Theodhori Canin, por ai është nga ata grekë që ka therur çamë. Por kjo është histori greke e UDB-je, por dhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto që pretendohen. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letër-porosi, që pas pak kohe vjen ndryshe se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e ime, as e ligjshme e as shoqërore tek askush. Për veprimet e Kryemadhit i di vetë ajo. Po të kisha veprimtari, ato historitë me përqindje do kishin ardhur tek celulari im.

DEBATET E PLOTA/ “Boll, mos u merr me llafe grash” - Sherr mes

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?

Monika Kryemadhi: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Ilir Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika Kryemadhi: Bëhu ushtar i prokurorisë...

E ndërsa debati mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës vijonte, Gjykata paralajmëroi Kryemadhin se nuk i bindet urdhrave të gjykatës, do marrë gjobë dhe do largohet.

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?” (Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë)

Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.

Ilir Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan kompromentuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë.

Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun. Thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Se prokuroria thotë se Monika i ka thënë Shatkut “po ti do vish se Iliri për ty po vjen”. Prokuroria thotë se aq i madh ndikimi Adrianit tek unë sa unë po shkoja në Marok për atë. Sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai, kurse vizita ishte shtetërore. Në Marok kanë qenë dhe biznesmenë të tjerë.

EMISIONET