Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor të Përgjithshëm! Shkëlqim Hajdari, prefekt i Tiranës
Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Vendimi vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave.
Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post.
Pak kohë më parë, mediat raportuan se Rama do ia dhuronte këtë pozicion ish-deputetit demokrat, por ky i fundit i hodhi poshtë zërat dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim apo diskutim me mazhorancën për të marrë këtë detyrë.
Kujtojmë se Sula u largua nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 14 majit, pasi u la jashtë listave të mbyllura, dhe më pas nisi përplasjet në distancë me kryedemokratin Sali Berisha.

