Blushi - Braçes: Meqë të qan zemra për 21 janarin, e ke në grupin të tënd komandatin e grupit të zjarrit, Agron Malajn, ik e pyete

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se deputeti i opozitës ndodhet i shtruar në spital pas dhunës nga “narko-policia e shtetit”. Gjatë seancës plenare në Kuvend, Blushi akuzoi drejtpërdrejt Ervin Hoxhën si “skllav të krimit” dhe “çirak i Ergys Agasit”.

Deputeti kërkoi që Hoxha të mos flasë më në emër të Policisë së Shtetit dhe përmendi ngjarjet e 21 janarit 2011, duke sfiduar Erion Braçen të tregojë publikisht kush urdhëroi të qëllohej me plumb atë ditë.

"Zoti drejtues i seancës, si kryetar i parlamentit, ju sot duhet të kishit mbajtur një qëndrim. Për faktin që një deputet i opozitës ndodhet në spital i dhunuar nga narko... nga narko-policia e shtetit, e cila sot në fakt, në qoftë se ka një përfaqësues të denjë, një skllav të krimit në këtë seancë, ai është Ervin Hoxha, të cilit i kujtoj të bëjë mirë ta mbajë kokën ulur, siç ka bërë deri më sot.

Sepse në qoftë se ka një ministër që e ktheu në manual pune rrëmbimin e qytetarëve, të biznesmenëve, por dhe të drejtuesve të politikës, ai është çiraku i Ergys Agasit. Quhet Ervin Hoxha. I cili nuk duhet të ketë më guximin të flasë këtu, në emër të policisë së shtetit. Një ordiner. Ndaj, meqë na foli dhe për rrugëtimin e tij në politikë, po është e vërtetë që u zgjodhe deputet, duke marrë votat në, në burgjet e sigurisë së lartë. Por ju besoj e dini më mirë se kushdo tjetër fundin tuaj. Dhe ai fund është i afërt.

Nuk po ngjiteni në karrierë. Po shkoni drejt një rruge që e keni zgjedhur vetë. Dhe të jeni i bindur që do të arrini në fund të asaj rruge. Sa i përket provokimeve të ulëta dhe keqpërdorimit që i bëni zonjave, jepini fund kësaj komedie. Sepse para ligjit, në qoftë se je hajdut, nuk të mbron fakti je burrë apo je grua. Dhe kjo është si replikë për një, një nga diellat që ka sjellë Edi Rama në këtë, në këtë parlament. Dhe meqë u përmend 21 janari, ja ku e keni komandantin e grupit të zjarrit, deputet të Rilindjes. Le të çohet të na tregojë kush urdhëroi të qëllohej me plumb në 21 janar.

 E ke në grupin tënd Erion Braçe, fol, ki guximin! Kush e zgjodhi deputet? Kush e zgjodhi deputet? Çohu! Çohu, dil aty! Dil aty! Dil aty, dil! Dil aty! Dilni të dy aty! Merr e përveshe dhe Ervin Hoxhën, merre përveshe dhe atë Albana Koçiun e dil aty fol! Dil aty, dil! Dil e mos fol nga vendi, dil aty, dil aty! Hajde dalim bashkë aty, hajde! Hajde dalim bashkë aty! Hajde aty! Hajde aty me mua, hajde! Merre dhe Ervin Hoxhën, hajde aty, edhe hajde ballafaqohemi aty. Dil aty edhe hajde na jep sqarime! Ça e keni folur, ça e keni folur," tha Blushi.

EMISIONET