BERISHA MBETET JASHTË/ Bardhi shton grupin, arrin në 38 deputetë
Grupi Parlamentar i PD zyrtarisht ka arritur në 38 deputetë. Pas anulimit të përjashtimeve, në listë mbetet pa u përfshirë vetëm Sali Berisha. Pavarësisht kësaj 11 prej tyre mbledhjet zhvillojnë në selinë e drejtuar nga Lulzim Basha.
Kuvendi i Shqipërisë ka reflektuar kërkesën e Gazment Bardhin për të përfshirë në grupin parlamentar të PD-së të gjithë deputetët që kishin një masë përjashtimi nga Lulzim Basha.
Tanimë në faqen zyrtare lista përbëhet nga 38 deputetë.
Mes emrave gjenden edhe Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj por mungon emri i Sali Berishës.
Burime nga Kuvendi thanë se Sali berisha nuk është rikthyer në listë Pasi ai nuk ka qenë anëtar i grupit parlamentar të PD as kur parlamenti u konstituua me 10 shtator të vitit 2021.

Në pasqyrimin e bërë në web Berisha vijon të qëndrojë krah deputetëve të pavarur të cilët janë deputetë të PSD-së, Partisë së Lirisë dhe Agron Shehaj e Kasën Mahmutaj.
Për shkak të luftës ë brendshme të pd lulzim basha përjashtoj me 28 shtator 11 deputetë nga grupi parlamentar që ishin renditur krah rithemelimit të Sali berishës, deputetë që tanimë janë rikthyer në grup.
Ndërkohë 7 deputetë të dalë nga lista e PD e vitit 2021 qëndrojnë në grupin parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 7 të tjerë në Grupi parlamentar "Demokraci dhe Integrim"

Pavarësisht kësaj 11 deputetët e grupit të bashës vazhdojnë të zhvillojnë mbledhjet në selinë e re, jashtë takimeve të organizuara nga bardhi, në pritje edhe të vendimit për vulën e selisë blu.
Lista e deputeteve



