Berisha kërkon votën për Sinamatin në Kukës: Rama diskriminoi veriun! Investimet në një vit, sa 1/3 e rrasave të gurit në sheshin "Skënderbej"

Berisha kërkon votën për Sinamatin në Kukës: Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi në Kukës turin elektoral për zgjedhjet vendore të 14 Majit. 

Duke kërkuar votat për kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Admir Sinamati, Berisha tha se vota e 14 Majit është votë misionare për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri. 

"Ju e keni dëgjuar programin e tij. Ju garantoj se Admiri me kujdes të madh, me vizion të kthjellët, me përkushtim do të bëjë realitet programin e tij, do të bëjë gjithçka që të lehtësojë jetën tuaj, që pasuritë e pafundme të këtij rrethi të shndërrohen në mirë, në radhë të parë për banorët e tij. 14 maji është dita në të cilën ju vendosni për qytetarin e parë të Kukësit, për kryetarin e bashkisë. Por kësaj radhe vota juaj është një votë misionare, sepse duke votuar për Admir Sinamatin, ju keni rivendosur pluralizmin në Shqipëri".

Berisha nuk kurseu akuzat ndaj Ramës, i cili sipas tij e ka diskriminuar veriun për investimet.

"Edi Rama zhyti Shqipërinë në varfëri sa asnjëherë tjetër në 8 vite. Edi Rama përjashtoi veriun nga investimet. Po vijmë nga Kruma dhe Myftari tregoi aty se ish-kryetari i bashkisë Krumë, socialist kalonte nga fshati në fshat. T'u them të vërtetën mua më bëri përshtypje pozitive, sepse njeriu pendohet, pendesa është gjëja më normale dhe shkonte në çdo fshat dhe u thoshte; shikoni unë e lashë këtë detyrë, por 4 vite kam marrë zero investime nga qeveria e Tiranës. Zero investime. Pra e thashë këtë për trajtimin armiqësor, për diskriminim racist që ai u ka bërë zonave të veriut. Një vit kam llogaritur investimet në të gjithë veriun. Ishin, 1/3 e rrasave të gurit në sheshin Skënderbej. Absolutisht kjo".

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET