Zgjedhjet vendore, basti i Ramës nga Vlora: Do të kemi fitoren më të madhe në historinë e pluralizimit

Zgjedhjet vendore, basti i Ramës nga Vlora: Do të kemi fitoren më

Kryeministri Edi Rama është i bindur në një fitore të thellë të socialistëve në 14 maj, madje më të madhe në historinë e zgjedhjeve vendore në pluralizëm.

Në mitingun përmbyllës në qytetin e Vlorës, ku prezantoi kandidatin Ermal Dredha, Rama tha se Vlorës i duhet të një kryetar i cili nuk fle gjumë duke thumbuar indirekt kreun aktual të bashkisë po socialist.

"Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë i kam thënë që të rrosh pa gjumë! Vlorë si duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Do e bëjmë Shqipërinë njishin e turizmit në Ballkan. I duhet një kryetar bashkie që matet 7 herë para se të firmosë një leje ndërtimi si kjo përballë që kam unë."

Rama nga Vlora ironizoi edhe deputetin demokrat  Bujar Leskaj dhe kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Hysni Sharrën.

"Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës. Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me Qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet ti them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ta".

edi rama zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET