BERISHA “GODET” KOMISIONEREN E BE/ Kryedemokrati: Deklarata e Kos për korrupsionin, raciste dhe korruptive

Raciste dhe korruptive e cilësoi lideri I opozitës Sali Berisha një deklaratë të komioneres së zgjerimit të BE,  për atë që e cilëson problem të pranimit të korrupsionit nga shoqëria shqiptare. Kryedemokrati, kritikoi qëndrimin e zyrtares së BE duke thenë se po sillet si ortake e liderit të mazhorancës.

BERISHA “GODET” KOMISIONEREN E BE/ Kryedemokrati: Deklarata e Kos

"Deklaratat e Komisioneres Marta, është një deklaratë e mirfilltë raciste dhe korruptive."

Të tillë e cilësoi Sali Berisha  një deklaratë deklaratë të Komisioneres për Zgjerimin në BE , Marta Kos, ku tha se shoqëria shqiptare tregon tolerancë ndaj korrupsionit, cka e quajti problem.

"Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE. Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij."

Një koment kryedemokrati la edhe për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke iu referuar replikeës publike të Elisa Spiropalit ndaj Taulant Ballës.

Dha variantin e tij edhe debatin brenda demokrateve për dy Këshilltarë në Durrës, duke theksuarmasa  lidhet me veprime konkrete që bien ndesh me interesat e partisë dhe qytetarëve.

Hodhi akuza dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për pronësinë e k e klubeve sportive FC Dinamo City dhe FK Partizani.

Me një mesazh që shkon direkt për Beogradin zyrtar, kryedemokrati kishte një paralajmërim nëse nuk lirohen katër të rinjtë shqiptarë të arrestuar në Serbi.

EMISIONET