Berisha del nga selia e PD-së, niset drejt protestës së opozitës para Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 16:47
Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë nga selia blu për tu nisur drejt protestës që do të mbajë opozita ditën e sotme para Kuvendit të Shqipërisë.
Pas fjalës së tij nga kjo parti, ku ai tha se Edi Rama ka marrë peng kuvendin duke shkelur çdo normë dhe ligj, ai do të prijë protestës e paralajmëruar të shtunën.
Me të janë simpatizantë dhe deputetë të PD-së, ndërsa në protestës i është bashkua edhe nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, ndërsa pritet edhe ardhja e Ilir Metës.