Berisha para protestës: Rama ka nën urdhra Kuvendin, Kushtetuta është bërë një letër e vdekur

Berisha para protestës: Rama ka nën urdhra Kuvendin, Kushtetuta

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës së thirrur para kuvendit të Shqipërisë, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se kuvendi është vënë nën urdhrat e Edi Ramës.

Ai tha se janë përjashtuan mënyrë të paligjshme deputetët e opozitës, të cilët përfaqësojnë në total rreth 750 mijë votues.

Berisha: Deputetët e opozitës janë përjashtuar nga parlamenti në kundërshtim me çdo rregull dhe ligj, me urdhër të Edi Ramës. Mirëpo, deputetët e opozitës përfaqësojnë jo vetëm veten e tyre, por përfaqësojnë së bashku 750 mijë votues të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për opozitën. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues dhe të sillesh me këtë brutalitet, nuk bën gjë tjetër veçse kërkon konflikt të hapur.

Në këto kushte, ne nisëm pardje revolucionin tonë për ta vazhduar atë në të katërt anët e vendit gjer në triumfin e tij. Sigurisht që kuvendi është një epiqendër e rëndësishme. Nëse kushtetuta dhunohet në Kuvend, këtu ligjet kanë marrë fund dhe mbetet gjithçka në vullnetin e një njeriu. E vërteta është se ligjet dhe kushtetuta janë sot një letër e vdekur në këtë vend.

EMISIONET