Bardhi: Proda i lidhur me bandat, së bashku me Koçiun të japin llogari për dh*nën në protestë
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim për dhunën policore në protestën e opozitës të 24 janarit.
Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale.
“Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Celës dhe klaneve të troplinëve.
Duhet të japë shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduar, që edhe sot që flasim kemi probleme” – tha Gazment Bardhi në Parlament.

