Bardhi për çështjen e ‘Xibrakës’: Rama nuk guxoi të kundërshtojë përmbajtjen e dosjes, të vijë në interpelancë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një konferencë për media ka folur në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama, për publikimin e dokumenteve në lidhje me përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama, në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Bardhi tha se reagimi i Ramës është hap pozitiv, duke shtuar se kryeministri vendosi që mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të të vëllait.

Ndër të tjera, ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtje qoftë edhe një fjalë të dosjes që ndodhet në Prokurori.

Bardhi: Në përfundim të mbledhjes së sotme të Grupit, jam në këtë komunikim me ju për t’ju informuar jo vetëm për vendimet, por edhe mbi atë që ndodhi në Konferencën e Kryetarëve apo patra kësaj mbledhjeje. Më në fund, pas 6 ditësh, kryeministri Edi Rama, e theu frikën e parë dhe vendosi të mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të të vëllait. Është hap pozitiv që vendosi të reagojë. Por që të ruajë statusin si kryeministër, duhet të thyejë dhe frikën tjetër, atë të zbatimit të Kushtetutës dhe Rregullores, për të ardhur në interpelancë.

Unë Edi Ramën e kam thirrur për të informuar opinionin publik, nëse nga policia e shtetit shërbimet sekrete, ka marrë apo jo informacion për përfshirjen ose jo në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe shoqërimin e tij me këta trafikantë. Dënimi, fajësia ose jo është vendim i drejtësisë, jo i një personi që kryen një krim. Jo me fjalë të Gazment Bardhi, por me dosje që ndodhen në Prokurore. Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtje qoftë edhe një fjalë të dosjes që ndodhet në Prokurori”, tha Bardhi.

EMISIONET