Tyla reagon pas polemikave për identitetin e saj: Termi "coloured" kuptohet ndryshe në vende të ndryshme

Këngëtarja afrikano-jugore, Tyla, ka folur për polemikat që u krijuan pasi ajo e përshkroi veten si 'coloured', term i cili në Afrikën e Jugut përdoret për njerëzit me prejardhje të përzier racore.
Tyla 24 vjeçe ka reaguar së fundmi për një video të bërë virale gjatë vitit 2023 ku ajo thoshte se ishte 'një afrikano-jugore'.
Në SHBA ky term shpesh konsiderohet fyes, por këngëtarja e kishte parë këtë si pjesë normale të identitetit të saj.
Ajo shtoi se ky identitet në vende të ndyshme të botës perceptohet jo në të njëjtën mënyrë dhe se lidhet me një histori të dhimbshme ndarjeje diskriminimi ndërsa pranoi se ndoshta kjo tematikë nuk do të zgjidhet kurrë plotësisht.

