Berisha para Kuvendit: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, u bllokuan traktorët që vinin në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka penguar qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës, duke e cilësuar situatën si një “shtetrrethim” të paprecedentë.

Në një deklaratë për mediat përpara Kuvendit, Berisha tha se një masë e tillë nuk është ndërmarrë as nga pushtuesit dhe e krahasoi situatën me regjime autoritare.

“Një shtetrrethim i tillë nuk është vendosur nga asnjë pushtues dhe në asnjë vend. Kjo është historia më e turpshme. Një vend anëtar i NATO-s vendos një shtetrrethim të tillë ndaj qytetarëve sikur të ishte Koreja e Veriut”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se qindra mjete bujqësore janë ndaluar në rrugë me qëllim që të mos mbërrinin në protestë.

DEKLARATA E KREUT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA

“Qindra e qindra traktorë, zetorë që janë nisur nga të katër anët e Shqipërisë janë bllokuar me urdhër rrugëve, janë kërcënuar me konfiskim dhe janë kthyer, në mënyrë që të mos mund të shprehin solidaritetin me protestën më të fuqishme të 35 viteve të fundit”, u shpreh kreu i PD-së.

Deklaratat e Berishës vijnë në kuadër të protestës së opozitës, e cila sipas tij synon të kundërshtojë qeverisjen aktuale dhe të kërkojë ndryshime politike.

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar që të mos vinin në protestë

Një shtetrrethim i tillë nuk është vendosur nga asnjë pushtues dhe në asnjë vend.
Kjo është historia më e turpshme.
Një vend anëtar i NATO-s vendos një shtetrrethim të tillë ndaj qytetarëve sikur të ishte Koreja e Veriut.
U them sot se qindra e qindra traktorë, zetorë që janë nisur nga të katër anët e Shqipërisë janë bllokuar me urdhër rrugëve, kërcënuar me konfiskim dhe kthyer në mënyrë që të mos mund të shprehin solidaritetin me protestën më të fuqishme të 35 viteve të fundit.

EMISIONET