Mungesa e mbrojtësve shtyn seancën për Ema Çokun, Fatime Kryemadhin dhe Pirro Xhixhon, gjykata cakton datën e radhës

Mungesa e mbrojtësve shtyn seancën për Ema Çokun, Fatime

Shtyhet seanca ku pritej mbrojtja e Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.

Gjatë apelimit të palëve rezulton se është prezente Ema Çoku, por nuk janë prezentë avokatët e saj. Avokatët e Çokut kanë paraqitur kërkesë për shtyrje seance sepse e kanë të pamundur të jenë të pranishëm. Nuk është prezente Fatime Kryemadhi, por është e pranishme avokatja e saj Esmeralda Rama. Pirro Xhixho është i pranishëm së bashku me avokatët.

Diskutimet në sallë:

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi: Duke qenë se e pandehura Çoku është pa mbrojtës, si fillim konstatojmë se kërkesa e avokatëve të saj është e pajustifikuar.

Gjykata: Kjo e pandehur nuk është bërë asnjëherë pengesë për procesin.

Avokati Klodian Skënderaj: Ne jemi të mendimit që seanca duhet të vijojë dhe të caktohet një seancë tjetër.

E pandehura Ema Çoku: Nuk kam asgjë për të thënë.

Gjykata: Në kushtet kur, për seancën e sotme, e pandehura Ema Coku është pa mbrojtje, marrë parasysh që muaji gusht është muaj pushimi për gjyqtarët, si datë seance do të caktohet data 14 shtator, ora 13:00.

EMISIONET