Protestuesit nisen drejt Komisariatit 1 ku mbahen të shoqëruarit

Pas marshimit, protestuesit u vendosën në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas u drejtuan drejt komisariatit 1, ku mendohet se mbahen edhe protestuesit e ndaluar.
Që në orët e para të mëngjesit, qytetarët rrethuan Kuvendit. Ndërsa seanca plenare nisi në orën 10:00, organizimi i protestuesve u bë që në orën 08:30.
Ditën e sotme u vu re një prezencë e shtuar e policisë të cilët kishin vendosur perimetër sigurie për të mos lejuar protestuesit të afroheshin në ambientet e Kuvendit, për të shmangur tensionet në momentin që deputetët do të hynin në Kuvend.
Megjithatë pavarësisht kësaj, pati edhe tensione dhe momente kaotike mes protestuesve dhe policisë. Disa persona u shoqëruan, mes të cilëve edhe Arben Kola.
Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit ndoqën një tjetër skenar, duke u vendosur në disa akse kryesore duke bllokuar rrugët, dhe më pas u rikthyen në hyrjen e Kuvendit.

