“Xibraka” dhe Xhaçka ndezin gjakrat, debate të forta në Konferencën me dyer të mbyllura, Bardhi - Nikollës: S’ka tagër Rama të...
Teksa ka nisur Konferenca e Kryetarëve, zbardhet qëndrimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Ky i fundit i ka bërë kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të fusë në rend të ditës interpelancën me kryeministrin, me pretendimet se vëllai i tij, Olsi Rama, është përfshirë në trafikun e drogës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Po ashtu është kërkuar dhe mbledhja e Byrosë së Kuvendit për shqyrtimin e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës.
DEBATET ME DYER TË MBYLLURA
Bardhi, Nikollës: Kushtetuta dhe Rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke shndërruar Republikën parlamentare në Republikë kryeministrie.
Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë, ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese
Nikolla, Bardhit: Interpelanca nuk parashikon çështje personale.
Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk jaë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllanë e tij, apo pse i ka vënë mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e Gardës.
Bardhi, Nikollës: Zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën. Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale
Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot.
Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese, është praktikë e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here tek këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.
Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për këtë çështje për të vijuar procedurën.
Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend, por ju kërkoni ta zvarrisni.