Bardh Spahia: Projektet e mazhorancës për Shkodrën përdoren për arsye politike
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Shkodër Bardh Spahia në një intervistë për RTV Ora deklaroi se ka patur një mungesë të vëmendjes nga ana e qeverisë sa i takon investimeve në Shkodër.
Sa i takon projektit të prezantuar nga kandidati socialist i Shkodrës ai tha se ai ka qënë në fakt një projekt i Bashkisë Shkodër.
"Kjo dihet nga të gjithë banorët e Shkodrës dhe jo vetëm. Është fakt i njohur që ai projekt u stratua nga Bashkia Shkodër dhe në dokumentacion ka patur një kontratë që në 1 shtator 2020 të nënshkruar mes bashkisë Shkodër dhe FSHZH për zbatimin e një projekti për parkun.
Nga ana e institucionit të bashkisë Shkodër ka qënë dukshëm një vullnet bashkëpunimi dhe një mungesë totale për bashkëounim nga qeverisja qendrore.
Largimi i Gjykatës së Apelit dhe Administrative nga Shkodra drejt Tiranës ka patur kosto shumë të madhe jo vetëm për punësimin por kosto për xhepat e qytetarëve që për një punë nga më e vogla tek më e madhja do të duhet të marrin furgonat, autobusët dhe mjetet e tjera për të shkuar drejt Lezhës due shkuar më shumë se njëherë," tha ai.

