Berisha krah Arjan Hoxhës: Do vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamëz

Në takimin elektoral në Kamëz, ish-kryeministri Sali Berisha u zotua se nuk do të ketë më amnisti për qeveritarët hajdutë.

Ai nuk kurseu akuzat edhe ndaj ka kandidatit socialist Rakip Suli.

“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më se të kanë hapur dosje atje me sa mora vesh. Po të garantoj se ato para kudo t’i kesh dërguar do i gjejmë dhe do dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Do i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet.Le t’i lëmë Kipes dhe Edit atij ato që duan vetë ata, kafshët, zorrë dhe të tjera me radhë.

Ne do vendosim standardet më të mira të qeverisjes në Kamëz, të qeverisjes vendore në Shqipëri, Ju jap fjalën se Edi Rama pas datës 14 do i ketë muajt të numëruar dhe do ikë jo atëherë kur do ai por atëherë kur duam ne. Rrofshim ne, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha, do të ndryshojë gjendjen e Bashkisë dhe se do të ofrojë shërbim të merituar për qytetarët.

"Ju garantoj se Arjan Hoxha do të shkrijë të gjithë mendjen dhe enrgjitë që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamzës, që taksat ti shëndrojë në shërbime të merituara. Do jetë një qytetar i përulur dhe drejtues vizionar për transformimin e Kamzës, në 14 maj Kamza ndahet dhe Shqipëria nga sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi, i të gjithë pushteteve të një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet dhe kontrollon ekonominë, financat, gjykatat, polici dhe çdo institucion, më 14 maj ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arian Hoxhën por për të shpërbërë pushtetin monist të Ramës dhe vendosjen e pluralizmit, sistemin demokratik.

Këto 8 vite kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm të qytetarëve, vetëm në 1 vit Rama ka vjedhur në buxhet 122 miliardë lekë, sa rrogat e 8 viteve për shqiptarët, për të trefishuar pensionet. Rama vetëm për pushtetin e tij po gjobit vendin, 1.6 miliardë euro e dënoi gjykata e Ëashingtonit për AgonChannel, pasi televizioni kritikonte Ramën, shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund, po shkon në 1.6 mld euro, mos të dënojmë fëmijët tanë.

Varfëria është e frikshme, për bordet komuniste shqiptarët paguan më shumë dhe Rama paratë ia dha klientelës së tij. Ai ju trefishoi çmimin e energjisë bizneseve, dhe zbrazën dy verërave digat, dhe shitën energjinë. Ndaj dhe shqiptarët ikin, të rinjve i rriti mesataren, bizneseve i rriti tatimorëve, Shqipërinë e boshatisi janë larguar 35 përqind. Vetëm me djegësat Veliaj dhe Rama plaçkiti 140 mln euro, ju paguani për çdo ton hedhurina, 29 euro në sharrë. Paratë përfundojnë ofshore dhe në Iran, të gjithë janë tuajat, Ramën e ka kapur tmerrin dhe flet përçart”, tha ai.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET