Balliu: Me kolegët në Forumin e sigurisë në Washington, çështje kyçe për zhvillimin e vendit

Deputeti i PD, Klevis Balliu i cili ndodhet në Washington, SHBA, ka marrë pjesë në forumin e sigurisë.
Balliu shkruan se, siguria është çështje kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Bashkë me kolegët në forumin e sigurisë në Washington.
Siguria është kyçe për zhvillim. Lufta kundër kartelave të drogës është një hap i domosdoshëm për të krijuar stabilitet dhe mundësi reale zhvillimi.
Në SHBA, administrata Trump e ka intensifikuar këtë luftë, duke forcuar sigurinë kombëtare.
Po ashtu, për vende të tjera si Shqipëria, përballja me krimin e organizuar dhe forcimi i institucioneve të drejtësisë janë thelbësore për një mjedis të sigurt dhe zhvillim afatgjatë.

