Balliu i përgjigjet Ballës: Deputeti i Suel Çelës është mërzitur me revoltën e shqiptarëve
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balliu shkruan në reagimin e tij, se deputeti i Suel Çelës qenka mërzitur me revoltën e shqiptarëve, por sipas deputetit demokrat, protesta do të vazhdojnë sepse qytetarët kërkojnë drejtësi.
REAGIMI I KLEVIS BALLIUT:
Deputeti i Suel Çelës, Taulant Balla, paska dalë kundër protestës që është kundër krimit të organizuar. Çudi e madhe?
Protestat do të vazhdojnë, ashtu siç protestohet në mbarë botën kur qytetarët kërkojnë drejtësi dhe shtet ligjor.
Asnjë hap pas! Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe për t’i hapur rrugë integrimit të Shqipërisë në BE.


