Balla i përgjigjet opozitës: Hiqni dorë nga fajimi i të tjerëve për dështimet tuaja

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i është përgjigjur flakë për flakë akuzave të përfaqësuesve të opozitës lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla i sugjeroi opozitës që të heqë dorë nga fajimi i mazhorancës për dështimet e saj.

Taulant Balla falënderoi po ashtu shqiptarët për fitoren e 14 majit, ndërsa u shpreh se ky nuk është momënti për të festuar, por është momenti për të ecur përpara.

EMISIONET