Asnjë reflektim nga demokratët, Noka: Mazhoranca manipuloi zgjedhjet e 14 majit

Askush nga përfaqësuesin e Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha nuk e shikon fajin tek vetja dhe alternativa që ata ofruan në zgjedhjet vendore të së dielës që lamë pas.

Dhe për kjëtë arsye ata nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga drejtimi i opozitës.

Deputeti demokrat Flamur Noka dhe një nga drejtuesit e fushatës në Bashkinë e Elbasanit, nga foltorja e parlamentit shpërthen në akuza ndaj mazhorancës për krimin zgjedhor që ajo kreu sipas tij në garën e 14 majit.

Ai u shprehet se mazhoranca i ka manipuluar zgjedhjet dhe se Shqipëria po shkon drrëjt diktaturës me këta udhëhëheqës.

Flamur Noka: Sot është një ditë që cdo shqiptar i ndershëm duhet të jetë kryeulur kur analizon dhe shikon që para dy ditësh u mbyll një proces më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Të dielën, në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Duhet të ketë një demokraci të konsoliduar, por të dielën kishte një narko-regjim. Në Shqipëri u tregua se vija ndarëse mes partisë-pushtetit dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri, u blenë të gjitha me para droge. Të gjitha ishin të PS për të blerë, vjedhur, dhunuar dhe terrorizuar procesin, vetëm e vetëm me 1 kusht. Që Rilindja të merrte pushtetin, banda e quajtur qeveri shkoi në zgjedhje me një moto; të gjithë pushtetin sovjetëve.

Pse ndodhi? Kjo tregon mentalitetin, nuk ishte imagjinuar, që kryeministri të thoshte po votuat opozitën do ju lemë pa bukë. Po e coni vendin në skajet e të pamundurës. Po i thoni shqiptarëve se jeni kavje, nuk ka vend në bote që po përdor këtë instrument.

Elbasani e tregoi këtë. Po në Blesh? Po në Rrogozhinë? Vetëm që i gjithë pushteti të jetë i juaji.Bëhuni gati, do u përgjigjemi sikur jeni, një bandë kriminale. Nuk ka rrugë tjetër.

flamur noka zgjedhjet e 14 majit ani alija

EMISIONET