Asambleja e PS në Shkodër, Rama: Beneti do dijë ta përdorë dhe këmbën e djathtë se në të majtën ia hedhim ne topat

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama përmendi disa nga premtimet e mbajtura, duke theksuar se pas 30 vitesh qyteti ka ndryshuar dhe është më i pastër se më parë.

Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë ndaj kryebashkiakut Benet Beci.

“Projekti i energjisë diellore për banesat që shpresoj të ecë përpara por është Beneti pa qeverinë dhe unë kam besim që Beneti duke qenë me një këmbë të majtë dhe një këmbë të djathtë se ne të tjerët jemi me dy këmbë të majta do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë se të majtën di ta përdori se ia hedhim ne topat.

Pa harruar rrugën e Dukagjinit, një projekt i premtuar shumë por jo nga unë. Kur unë i thashë se ai nuk donte, më tha se një nga gjërat është rruga e Dukagjinit dhe ta premtoja unë.

Unë e kam zor ta premtoj një fjalë por po ta them bëj çmos ta mbaj, pavarësisht se politika është si jeta që gjatë rrugës i ndryshojmë planet. Ama mbajtja e zotimeve është çështje kohe.

I kemi mbajtur pjesën më të madhe. Arsyeja se pse jemi këtu është që t’i mbajmë të gjitha zotimet. Ky është takimi i parë me një vend që nuk e qeverisnim më përpara.

Duke qenë se jemi këtu për të mbyllur ciklin e takimeve para Kongresit e pashë të arsyeshme të flas për këtë qytet të bekuar që jetoi 30 vjet me idenë që mallkimi ishim ne dhe vetëm sa ka filluar ta shohë që ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetër kush”, tha Rama.

 

 

EMISIONET