Meta në mbështetje të Ledina Aliollit: Korça e ka shumë të lehtë të bëjë ndryshimin më 14 maj

Meta në mbështetje të Ledina Aliollit: Korça e ka

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka udhëtuar këtë mëngjes drejt Korçës, aty ku do të marrë pjesë në takimet elektorale të kandidates së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Aliolli.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Meta shprehet se Korça e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj, sepse do të votojë dy herë numrin 1, një për këshillat bashkiakë dhe 1 për kandidaten e opozitës.

“Përshëndetje nga Korça e cila e ka shumë të lehtë për të bërë ndryshimin më 14 maj, sepse do të votojë dy herë numrin 1.

Do votojë numrin 1, koalicionin “Bashkë Fitojmë” për këshillat bashkiake; dhe pas asnjë diskutim do të votojë numrin 1 për kryebashkiake të Korçës, zonjën Ledina Aliolli. Bashkë Fitojmë”, shporehet në video-meszhin e tij, kreu i PL-së, Ilir Meta.

Ndërkaq në një tjetër reagim përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se Aliolli dhe anëtarët e rinj që do të kenë shumicën në Këshillin Bashkiak do të bëjnë gjithçka që fokusi i Bashkisë së Korçës pas 14 Majit të jetë në funksion të mbrojtjes dhe fuqizimit të familjes.

"Kryebashkiakja e ardhshme e Korçës, Ledina Alolli dhe këshilltarët e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të bëjnë gjithçka që fokusi i Bashkisë së Korçës pas 14 Majit të jetë në funksion të mbrojtjes dhe fuqizimit të familjes.

Qarku i Korçës është një nga qarqet më të bekuara të vendit, por edhe më i prekuri nga shpopullimi dhe emigrimi masiv, kryesisht i të rinjve.

Në tryezën e organizuar në qytetin e Korçës, “Të mbrojmë familjen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ne paraqitëm propozimet tona për fuqizimin e familjes, propozime të cilat do të implementohen me efikasitet, pasi në krye të bashkisë së Korçës do të kemi një kryebashkiake të shkëlqyer si Ledina Alolli, e cila në fokus të punës së saj do të ketë mbështetjen ndaj familjes, ndaj grave, ndaj çifteve të reja dhe ndaj të rinjve e të rejave, që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Korçë.
Bashkë Fitojmë!", shprehet Meta.

ilir meta ledina aliolli

EMISIONET