Fushata, Rama mbledh Kryesinë e PS-së, ja çfarë do diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialsite në selin rozë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Burime për Ora News bëjnë me dije se kjo mbledhje mbahet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, dje Partia Socialiste i është përgjigjur kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me përdorimin dhe pozicionimin e materialeve propagandistike elektorale.

Me anë të një letër shkruhet se PS ka ndjekur çdo rregull sipas Kodit Zgjedhor dhe se do të disponojë materialet e kërkuara në KQZ.

Në letrën që mban firmën e Sekretarit Për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji, njoftohet se në secilën prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, pra i PS-së.

rama ps fushata zgjedhore kryesia

EMISIONET