Kodi i ri Rrugor/ Nis zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e gjobës së makinave

Duke filluar nga 26 prilli hyjnë në fuqi rregullat e reja  të Kodit Rrugor. Shoferët që janë ndëshkuar me gjoba do të paguajnë vetëm gjysmën e detyrimit, nëse e shlyejnë brenda 15 ditëve.  Një nga rregullat e reja është edhe ndalimi i drejtuesve të rinj që të mos drejtojnë mjete me fuqi të lartë motorike, deri në 2 vite pas pajisjes me patentë.

Nga sot ka nisur zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin gjobës së makinës nëse paguhet brenda afatit 15 ditor nga dita që ajo është regjistruar.

Me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor që kanë hyrë në fuqi, nëse kalohet ky afat për çdo ditë vonesë, paguhet 2% kamatë deri në një muaj.

Drejtuesit e rinj që sapo kanë marrë patentën nuk do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike në 2 vitet e para.

Ndërsa afati i vlefshmërisë së patentave të kategorisë B është zgjatur në 15 vite.

Një tjetër pikë është edhe rritja e shpejtësisë në akset që plotësojnë standardet e duhura.

Në autostrada do të jetë jo më shumë se 130 kilometra në orë, 90 për rrugët interurbane kryesore, 80 për rrugët interurbane dytësore dhe 40 për rrugët në qendrat e banuara.

Gjithashtu efektivët dhe postoblloqet e policisë nuk do të qëndrojnë në rrugët nacionale për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat.

Puna e tyre do të zëvendësohet me pajisje inteligjente që nuk do të pikasin vetëm shkelësit, por do të skanojnë edhe problemet si gjobat e papaguara, e deri tek kolaudimi.

kodi rrugor kodi i ri rrugor gjobat

EMISIONET