Amnistia penale merr dritën jeshile, Bardhi: Kërkuam të përfitojnë të gjithë protestuesit

E kthyer në në betejë politike Amnistia Penale duket sikur do të votohet të enjten në kuvend.

Dakordësinë e ka dhënë edhe opozita përmes shefit të grupit parlamentar Gazment Bardhi.

‘’Konkretisht amendamentet tona kanë të bëjnë me këto cështje.

Së pari kemi vendosur të propozojmë zgjatjen e afatit.

Kemi kërkuar që të përfitojnë të gjithë protestuesit.

Ne kemi kërkuar që asnjë funksionar publik, të mos përfitojnë nga amnistia’’, tha Bardhi.

Sapo opozita dha dakordësinë i menjëhershëm ishte reagimi i socialistëve përmes ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

''Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga axhenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale'', tha Manja.

Bardhi kundërshtoj komisionin e dezinformimit të propozuar nga socialistët dhe të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve në kuvend.

‘’Prandaj kemi kërkuar që kjo cështje të shtyhet në kohë.

Këto nuk mund të jenë cështje që nxirren për konsum dite’’, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar tha gjithashtu se Olta Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati teksa këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën

‘’Ka një vit e tre muaj që nuk ekzekutojnë vendimin’’, tha Bardhi.

Në konferencë Bardhi i qëndroi edhe një herë akuzave ndaj Olsi Ramës edhe pse ky i fundit e ka paditur në SPAK për kallëzim të rremë.

 

EMISIONET