Alfred Moisiu, në gjendje të stabilizuar! Gazetarja: Ish-Presidenti 96-vjeçar qëndron i shtruar në QSUT

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu vijon të qëndrojë i shtruar në ambientet e QSUT-së në Tiranë, ku gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Gazetarja Sonila Musai, raportoi se pritet që në ditët në vijim të lërë edhe spitalin.

“Burime thonë se probleme të tilla edhe për moshën e tij janë normale. Por sigurisht ai vijon të ndiqet nga mjekët kardiologë, por familjarët dhe mjekët nuk japin shumë informacione duke e mbajtur private gjendjen e tij shëndetësore”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Sonila Musai.

Kujtojmë se ish-Presidenti Alfred Moisiu u dërgua mbrëmjen e së mërkurës me urgjencë në QSUT me vështirësi në frymëmarrje dhe prej dy ditësh ai është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

EMISIONET