AKTET HETIMORE/ SPAK ia dërgon në burg dosjen me 28 mijë faqe Erion Veliajt

AKTET HETIMORE/ SPAK ia dërgon në burg dosjen me 28 mijë faqe

Prej më shumë se një viti në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të ketë mundësinë të njihet me të gjitha aktet hetimore.

Mësohet se SPAK ka dorëzuar në burgun e Durrësit të gjithë aktet hetimore të dosjes së Erion Veliaj pas vendimit të GJKKO-së që urdhëroi BKH t’i vendosë në dispozicion 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe kryebashkiakut nën akuzë.

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje, më 9 shkurt.

Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të Erion Veliajt

AKTET HETIMORE/ SPAK ia dërgon në burg dosjen me 28 mijë faqe

Po sot, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 20 maj 2026 për seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Në ankimin e tij, Veliaj kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dy vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin dhe vazhdimin e masës arrest me burg, të marra në datat 9 shkurt dhe 12 shkurt, atë të Apelit të Posaçëm të datës 13 mars 2025, si dhe të vendimit të 8 korrikut 2025 të Gjykatës së Lartë për rrëzimin e rekursit.

Më 20 mars ora 10:00 gjykata do të shqyrtojë ankimimin.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa. Ndërkohë kërkesat e njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve.

EMISIONET