Admir Sinamati me banorët e Orgjostit: Ka mungesë investimesh

Admir Sinamati vijon turin e takimeve me banorë të Kukësit. Në fshatin Orgjest, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, ka dëshmuar mungesën e investimeve për komunitetin.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, ishte në fshatin Orgjost ku pa nga afër degradimin e rrugëve të fshatit.

Në bashkëbisedimin me banorët, kandidati u shpreh se ky fshat është lënë në harresë nga pushteti lokal.

Janë 13 hidrocentrale që zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe në kontratë duhej të realizonin investime për komunitetin, por kjo nuk ka ndodhur.

Sinamati i ka premtuar banorëve investime të vazhdueshëm për të përmirësuar gjendjen e fshatit.

admir sinamati sinamati

EMISIONET