DOKUMENTI/ Abuzimi 2.3 mln euro në Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha padit Blerim Sherën në SPAK
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, paditi sot në SPAK kryetarin e kësaj bashkie, Blerim Shera.
Ai tha se bëhet fjalë për një abuzim me vlerë 2.3 milionë euro me tenderin për pastrimin e qytetit.
“Sot kam bërë kallëzimin e parë penal për një abuzim me vlerën 2.3 milionë euro. I bëj thirrje SPAK që të sekuestrojë dokumentet në Bashkinë e Vorës dhe të çojë përpara drejtësisë abuzuesit.
Koha e abuzimit me taksat duhet të marrë fund. Kush ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve, duhet të shkojë përpara drejtësisë.
Përshëndes deklaratën e SHBA për hapjen e zyrës së DEA në Tiranë. Inkurajoj qytetarët të japin informacion se si paratë e krimit dhe drogës po përdoren për të blerë vota. Drejtësia nga sot të fillojë të bëjë detyrën që i takon ndaj çdo qytetari.
I bëj thirrje SPAK të hetojë pasurinë time,gjithashtu të hetojë pasurinë e kryebashkiakut të Vorës dhe familjarëve të tij. Uroj dhe besoj se drejtësia do bëjë drejtësi,” tha Hoxha për mediat.
KALLËZIMI PENAL
KALLËZUES: Z. Indrit Hoxha, me cilësinë e kandidatit të Aleancës “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Vorë.
DREJTUAR : Prokurorisë së Posaçme pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me inicialet SPAK.
KUNDËR: - Blerim Shera, me funksion Kryetar i BashkisëVorë;
- Arbër Abazi, ortak dhe administrator i shoqërisë “Alko Impex General Construksion” sh.p.k me NUIS L91628013D;
- Çdo person i pa identifikuar më sipër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi ligjore penale përsa i përket tenderit dhe lidhjes së kontratës në shumën 273,460,221 lekë, me objekt: “pastrimin dhe largimin e mbeturinave në Bashkinë Vorë” dhe kontratës në shumën 22,966,804lekë, me objekt: “shërbimi i pastrimit të mbeturinave emergjencë 90 ditë në BashkinëVorë”.
OBJEKTI: 1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej meje për kryerjen e veprave penale të “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, kryer në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë tender me dëme të parikuperueshme për një bashki të vogël siç është Bashkia Vorë.
BAZA LIGJORE:Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr.95/2019 “Për organizimin dhe funsionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Nenet 75/a, 274, 280 dhe 283 e vijues të Kodit tëProcedures Penale, nenet 25, 245/1, 186, 248, 250,258, 259, 260 dhe 287i Kodit Penal, Ligji Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, Ligji Nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndyshuar dhe Ligji Nr.162 datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”.
PËR DIJENI: Z. Altin Dumani drejtues i SPAK.
NË VËMËNDJE: Kontrollit të Lartë të Shtetit;
Kryetarit z. Arben Sheku.
___________________________________________________________________________
Të Nderuar Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme,
I Nderuar z.Dumani,
Unë Indrit Hoxha, me cilësinë e deputetit të zonës dhe të Kuvendit të Shqipërisë, duke respektuar Institucionet e vendit tim dhe organet e reja të drejtësisë dalë nga Reforma në Drejtësi, Ju bëj me dije se dje, më datë 20.03.2023 i jam drejtuar me një kërkesë për informacion Bashkisë Vorë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me tenderat e zhvilluar nga kjo bashki për vitin 2022 dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Për këtë qëllim, vij sot përpara Jush me këtë kallëzim penal me objekt të sipërcituar.
I- Juridiksioni dhe kompetenca:
1.Juridiksioni penal ushtrohet nga gjykatat penale sipas rregullave të caktuara në këtë Kod. Gjykata penale shqyrton gjithçka që është e nevojshme për marrjen e vendimit dhe vendos sipas rregullave të caktuara me ligj. Në këtë kuadër, ne mendojmë se kompetenca për hetimin e këtij kallëzimi, në referim të nenit Neni 75/a, i takon Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2.Kompetenca tokësore përcaktohet, me radhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja.
2.1.Në qoftë se vendi i treguar në paragrafin 1 nuk dihet, kompetenca i përket, me radhë, gjykatës së vendqëndrimit ose të vendbanimit të të pandehurit.
2.2.Në qoftë se as kështu nuk mund të përcaktohet kompetenca, kjo i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.
3.Rregullat e caktuara në paragrafët e mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak.
II- Analiza e rrethanave dhe e fakteve:
4.Më datë20.03.2023, në rrespektim të nenit 23 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë si dhe Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i jam drejtuar me një kërkesë Bashkisë Vorë me një kërkesë me objekt: “Dhënie informacioni lidhur me disa tendera të zhvilluara nga Bashkia Vorë.”.
5.Po në të njëjtën datë, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, i jam drejtuar me një kërkesëedhe Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt: “Dhënie informacioni lidhur me auditimin që ka bërë institucioni Juaj pranë Bashkisë Vorë.”.
6. Edhe sot që paraqitem para Jush me këtë kallëzim penal, nuk kam marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesën time pranë Institucionit të Bashkisë Vorë.
III- Analiza juridike:
7. Duke mos patur asnjë informacion shterues dhe të detajuar, nga një analizë e përgjithshme që i kam bërë listës së tendereva të zhvilluara pranë Bashkisë Vorë, bie në sy fakti se:
7.1. Fituesi është gjithmonë në kufinjtë e fondit limit.
7.2. Fituesit janë pothuaj të njëjtët kompani.
8. Kështu, nga një kontroll me sy të lirë në shumën totale prej 1,687,826,205 lekë, pjesën dërrmuese të tenderave me fond të lartë e kanë fituar kompanitë:
8.1. Klajger Konstruksion sh.p.k në vlerën 293,553,205 lekë lidhur me tenderat:
a. Sistemim i Fushes sportive Ahmetaq në shumën 4,940,220 lekë;
b. Rindërtimi i shkollës së mesmë “Isa Boletini” në shumën 279,000,000 lekë;
c. Prishje dhe transport inertesh të gjeneruara nga rindërtimi Bashkia Vorë në shumën 9,612,985 lekë;
8.2. ALKO-IMPEX General Construcion sh.p.k për tenderin e shërbimit të pastrimit dhe largimit të plehrave në vlerën 266,880,370 lekë;
8.3. Bajrami N sh.p.k për tenderin e shtrimit të rrugëve Hashnjet Hakeve dhe Tafeve, Nja Bërxull në vlerën 85,079,831 lekë;
8.4. Kurora sh.p.k për shërbimin e pastrimit të mbeturinave emergjenca e 90 ditëve në vlerën 22,330,674 lekë;
8.5. Bashkimi kompanive “ZDRAVO” shpk & “ARENA MK” sh.p.k për rindërtimin e shkollës 9 vjeçare Picar në vlerën 137,820,000 lekë;
8.6. Bashkimi i kompanive “BE-IS” sh.p.k& “Leon Konstruksion” sh.p.k për tenderin e sistemim asfaltim të rrugëve Kodra e Miut dhe fshati Marqinet 2, në vlerën 53,030,003 lekë;
8.7. MIKAEL GRUP sh.p.k për tenderin e blerjeve të elektropomave dhe paisjeve të tyre në vlerën 19,800,000 lekë;
8.8. Bashkimi kompanive “ERGI” sh.p.k& “Egeu Stone” sh.p.k & “AEPA GRUP” për rindërtimin e kopshtit publik në vlerën 85,364,002 lekë;
8.9. Bashkimi i kompanive “Egeu Stone” shpk & “Boshjaku.B” shpk & “Pese Vellezerit” për tenderin e rindëertimin e Bashkisë Vorë në vlerën 615,559,502 lekë;
8.10. Bashkimi i kompanive “Arena MK” sh.p.k& “NG Structures” sh.p.k & “Net Group” sh.p.k për tenderin e projekteve të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse për kthimin e strukturës së objekteve që janë klasifikuar me dëmtime shumë të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda në vlerën 31,500,000 lekë.
9. Siç lehtësisht shihet, gjithsej vlera e tyenderave shkon në1,610,917,587 lekë, (ose 95.44% e të gjithë tenderave).
10. Nga ana tjetër, shohim se për të gjithë tenderat e sipërcituar janë lidhur kontratat e shërbimit, kontrata të cilat nuk e dimë se çfarë kushtesh kanë dhe kush janë sanksionet që kanë kompanitë në rast moszbatimi të kushteve të kontratës.
11.Nisur ngaky fakt, kërkoj nga ana Juaj një hetim të hollësishëm hollësishëm lidhur me tenderat e mëposhtëm:
11.1. Sa kompani kanë marrë pjesë në tendera?
11.2. Cilat kanë qënë ofertat e kompanive të tjera pjesmarrëse në tendera?
11.3. Kush ka qënë kriteri i përzgjedhjes së firmës fituese?
11.4. Pse fituesi është zgjedhur gati me vlerën e fondit limit?
11.5. Në cilën fazë të kontratës janë shërbimet lidhur me pastrimin e Bashkisë Vorë?
12. Një problem shumë i rëndësishëm dhe që lidhet me këtë kontratë është dhe fakti se ajo nuk ka gjetur pasqyrim në Ekstraktin Historik të shoqërisë “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k, siç ka ndodhur përshëmbull në kontratën e lidhur për Bashkinë Himarë.
13. Gjithashtu, ashtu siç e paraqitëm më sipër, shikojmë se është tenderuar edhe një shërbim lidhur me tenderin e fituar nga shoqëria “Kurora” sh.p.k me objekt: “shërbimin e pastrimit të mbeturinave emergjenca e 90 ditëve” në vlerën 22,330,674 lekë.
14. Në këtë kuptim, me kompetencat që Ju jep ligji, kërkoj një hetim të thelluar për të nxjerrë arsyet dhe shkaqet se:
14.1. Pse tenderohet një shumë e konsiderueshme me objekt: “shërbimin e pastrimit të mbeturinave emergjenca e 90 ditëve”, kur në fuqi është një kontratë pastrimi?
14.2. Çfarë emergjence ka patur Bashkia Vorë që janë tenderuar 22,330,674 lekë?
14.3. Sa kompani kanë bërë pjesë në tender dhe kush ka qënë mënyra e pëerzgjedhjes?
11.4. Pse fituesi është zgjedhur gati me vlerën e fondit limit?
11.5. Në cilën fazë të kontratës janë shërbimet lidhur me këtë tender në Bashkinë Vorë?
15. Sipas dispozitës ligjore penale që përcakton veprën penale të shpërdorimit të detyrës, që të ekzistojë vepra penale duhet që të vërtetohet cënimi i rregullave të vendosura nga aktet ligjore ose nënligjore që normojnë detyrat e punonjësit shtetëror apo të personit që ushtron detyra apo funksione publike.
16.Në rastin konkret, vërtetohet cënimi i rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore për sa i përket procedurave të ndjekura në lidhje me mënyrën e vlerësimit të ofertave dhe barazisë në tendera, duke ngritur dyshime të arsdyeshme për falsifikim të dokumentave si dhe korrupsion pasi të zyrtarëve që kryejnë një detyrë shtetërore.
17.Me nje perpjekje fare te vogel dhe vetem duke ju referuar fakteve publike si dhe deklarimeve të banorëve, vërtetohet dhe faktohet kryerja e veprës penale nga personat e mësipërm të cilët në bashkëpunim dhe kanë konsumuar te gjithe elementet e veprave penale të cituara në objektin e këtij kallëzimi.
18.Të vecantë këtë situatë e bën koordinimi i kryerjes së të gjithë këtyre veprave penale nga persona të ndryshëm, por që të gjitha janë bërë me një qëllim, atë të përfitimit financiar nga këto tendera të zhvilluara në Bashkinë Vorë.
19.Kjo është arsyeja për të cilën unë kërkoj nga SPAK jo vetëm një hetim të thelluar por edhe caktimin e një grup ekspertësh të pavarur me njohuri të posaçme të fushës financiare dhe teknike, të cilët nëpërmejt vlerësimit të përcaktojnë se:
19.1. Cila ka qënë oferta më e ulët?
19.2. Në cilën fazë ndodhen të dy kontratat e shërbimit objekt i këtij kallëzimi penal.
20.Në këtë kuptim, së pari të kallëzuarit prej meje, në bashkëpunim kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e cila si objekt të saj mbrojtjen e veprimtarisë së rregullt të organeve shtetërore nga veprimet ose mosveprimet e kundërligjshme, pasi marrëdhënia juridike që synohet të mbrohet është funksionimi në mënyrë të rregullt i veprimtarisë së Bashkisë Vorë, kompanive private dhe ingteresit public, gjë që e cila në rastin tonë është cënuar në mënyrë të rëndë.
20.1.Ana objektive: Vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” kryhet nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të paligjshme, që konsiderohen mospërmbushje e rregullt e detyrës, si rezultat i të cilave kanë ardhur dëme të rënda, për interesat e ligjshëm të shtetit apo shtetasve. Përmbushja e këtij elementi të veprës penale kërkon (i) kryerjen ose moskryerjen e një veprimi; (ii) në kundërshtim me ligjin; (iii) nga personi që ushtron funksione publike; dhe (iv) që sjell përfitime materiale ose jomateriale ose dëmtojnë interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve apo personave të tjerë juridikë.
20.2.Subjekti: Subjekti i veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” është i posacëm, pasi kjo vepër penale mund të kryhet vetëm nga personi që kryen një detyrë publike. Konkretisht, subjekte të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” janë shtetasi Blerim Shera, me detyrë Kryetar i Bashkisë Vorë, shtetasi Arbër Abazi, me cilësinë e ortakut dhe administratorit të shoqërisë “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k, si dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në veprimet e paligjshme të kryera nga shtetasit e mësipërm.
20.3.Ana subjektive: Vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” kryhet me dashje të drejtpërdrejtë, pasi personi që kryen funksionin publik është i vetdijshëm për veprimet e tij të paligjshme dhe dëshiron ardhjen e pasojave të tyre. Konkretisht, siç rezulton nga faktet e shpjeguara më sipër, shtetasi Blerim Sheraka për qëllim përfitimin financiar të këtij tenderi për vete dhe rrethin e miqve të tij.
21.Këta persona jo vetëm që kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, por kanë kryer veprime aktive lidhur me shpalljen e fituesit, duke konsumuar edhe veprën penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv.
22.Po kështu, siç e kam parashtruar edhe me sipër, rezulton qartë se personat e kallëzuar prej meje nuk kanë respektuar kuadrin ligjor në fuqi dhe i kanë konsumuar veprat penale në funksion të interesit personal si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” ashtu dhe një sërë veprash penalesi ajo e “Fallsifikim i dokumentave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të gjitha tëkryer në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
23. Është lehtësisht e dallueshme së këto vepra, të kallëzuarity prej meje i kanë kryer me qëllimin e vetëm të përfitimit financiar dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale.
24.Ndaj është shumë e rëndësishme që nga ana Juaj të hetohet me shumë predispozicion edhe vepra penale e “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, se përveç se interesi i të kallëzuarve prej meje është pasurimi financiar i tyre, shperdorohen taksat e qytetarëve dhe se i shkaktohet një dëm financiar jo vetëm Buxhetit të Basshkisë por edhe kompanive që duhet të fitonin tenderin.
25. Në këtë kuptim, ashtu si dispozita penale e ka sanksionuar është se shkelja e barazisë në tendera nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik i veprimeve nëkundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dheankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, është vepër e rëndë penale dhe për këtë duhet të përgjigjet para ligjit.
I Nderuar Drejtues i SPAK,
Të Nderuar Prokurorë të SPAK,
Këta shtetas si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga unë, kanë vepruar në bazë të hierarkisë dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, me qëllimin e vetëm për arritjen epërfitimeve financiare për vete dhe të afërm të tyre, duke konsumuar edhe veprat penale të “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, kryer në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
Unëbesojse përpara ligjit jemi të gjithë njësoj, sikreu i një bashkie apo titullari i një institucioni shtetëror, ashtu dhe çdo qytetar i thjeshtë.
Siç dihet, struktura që ju aktualisht drejtoni është institucion shumë i rëndësishëm për hetimin e veprave kaq të renda dhe të kryera në nivelet më të larta.
Ndaj ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të, sot më shumë se kurrë janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe tashmë të tregojë me vepra, se organet ligjzbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është apo jo i pasur apo i veshur me pushtet.
PËRFUNDIMISHT:
Jam i bindur dhe me besimin se Ju me hetimin e paanshëm dhe të drejtë do zbardhni të vërtetën e kësaj vepre kriminale të kallëzuar prej meje, duke çuar përpara Gjykatës së posaçme të gjithë personat përgjegjës pavarësisht funksionit që mbajnë.
PËR KËTO ARSYE:
Në mbështetje të nenit 280 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e Organit të Prokurorisë Posaçme SPAK,
KËRKOJ:
1. Fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej meje për kryerjen e veprave penale të “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, kryer në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
2. Paraqitjen e kërkesës për urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi këtë tender me dëme të parikuperueshme për një bashki të vogël siç është Bashkia Vorë.
Tiranë më 25.04.2023
KALLËZUES, Indrit Hoxha