"A ka vetë motër?" - Noka: Si mund të mbajë një grup deputetësh në krye të tyre një poshtërsirë si Taulant Balla?

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar në një postim publik pas gjuhës vulgare të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi.
“Si mund të bjerë kaq poshtë një shumicë deputetësh që mban në krye një poshtërsirë si ky?!”, shkruan Noka, duke theksuar mungesën e respektit ndaj grave deputete dhe institucionit të Parlamentit.
Reagimi i plotë:
E patë ç'llumë i doli nga goja? ????
Si mund të bjerë kaq poshtë një shumicë deputetësh, që mban në krye të grupit kuvendor një poshtërsirë si ky?! A ka grua ky gjuhëgjati? A ka vetë motër?

