Balliu: Balla përdori gjuhën e Suel Çelës ndaj deputetes Albana Vokshi

Balliu: Balla përdori gjuhën e Suel Çelës ndaj deputetes

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës në drejtim të deputetes Albana Vokshi.

Sipas Balliut, sulmi i Ballës ndaj Vokshit është bërë me një gjuhë që i ngjan gjuhës së përdorur nga figura të botës së krimit, duke e cilësuar këtë si një akt të papranueshëm, aq më tepër kur drejtohet ndaj një gruaje, një nëne të dy vajzave dhe një përfaqësueseje të zgjedhur të qytetarëve.

Reagimi i plotë i deputetit Klevis Balliu:

Taulant Balla sulmoi deputeten Albana Vokshi me gjuhën e Suel Çelës. Ky është një akt i papranueshëm, aq më tepër kur drejtohet ndaj një gruaje, një nëne të dy vajzave dhe një përfaqësueseje të zgjedhur të qytetarëve.

Por edhe më i rëndë është fakti që Partia Socialiste u përpoq ta justifikojë këtë akt të shëmtuar.

Kjo tregon qartë se në Shqipëri politika po humb çdo standard. Nuk ka më limite, nuk ka më etikë dhe as respekt institucional. Kur përfaqësues të politikës flasin me gjuhën e bandave, atëherë është e qartë se politika po zëvendësohet nga logjika e bandave.

Për sa më përket mua, do të jem gjithmonë i gatshëm të ngrihem dhe të reagoj për të mbrojtur çdo zonjë që sulmohet me gjuhë bandash nga politikanë të lidhur me krimin. Në politikë mund të ketë debat të fortë, por kurrë nuk mund të ketë gjuhë rrugaçërie dhe intimidim ndaj grave.

EMISIONET