4 orë protestë, 16 efektivë të pl*gosur! Proda: 13 persona të shoqëruar

Vijoi për katër orë protesta e opozitës para Kryeministrisë, dhe më pas para Kuvendit.

Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike nga protestuesit drejt forcave të rendit, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Tensionet ishin të larta dhe nga protesta mbetën të lënduar 16 efektivë policie.

Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe deputeti Bledion Nallbati. Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë.

Jo vetëm me forcat e rendit, por protestuesit u përplasën edhe me qytetarët në rrugë, duke mos i lejuar këta të fundit të largoheshin.

Ministrja e Brendshme, Koçiu, tha se forca nuk duhet të jetë mjet në protestë, ndërsa kreu i PD-së paralajmëroi një tjetër protestë më 20 shkurt.

4 orë protestë, 16 efektivë të pl*gosur! Proda: 13 persona

Ndersa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda bëri të ditur sontr se deri tani janë shoqëruar 13 persona për dhunë të ushtruar gjatë protestës së opozitës.

Gjatë vizitës tek spitali i Traumës, ku takoi efektivët e lënduar, Proda vlerësoi profesionalizmin e treguar nga forcat e rendit ndaj asaj që ai e quajti “dhunë barbare ekstreme”.

“Janë 13 të shoqëruar deri tani dhe i falënderoj për profesionalizmin që treguan punonjësit e policisë. Jam krenar për vetëpërmbajtjen dhe qytetarinë që treguan sot përballë një barbarie ekstreme. Hetimet sapo kanë filluar. Kemi bërë thirrje që të miturit të distancohen dhe në ditët në vazhdim do të kemi qëndrimet tona për situatat e ndodhura”, tha Proda.

PD dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë, ku kërkoi largimin e qeverisë.

Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit Sali Berisha, protestuesit hodhën kokteje me molotovë si dhe lëndë piroteknike në drejtim të Kryeministrisë e më pas drejt Parlamentit. Si pasojë e lëndëve plasëse mbetën të lënduar katër efektivë.

EMISIONET