'21 janari'/ Bozheku: Në sistemin tonë fatkeqësisht shpesh herë manipulohen provat

Avokatja dhe Pedagogia, Enida Bozheku e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se për rastin e 21 janarit në aspektin hetimor duke qenë se kanë kaluar shumë vite mund të humbin edhe provat rrugës.

Bozheku: Në aspektin hetimor duke qenë se kanë kaluar shumë vite dhe kuptohet që rrugës provat mund të humbi predha, gëzhoja.

Por mbetet fotografia.

Tani ne e dimë shumë mirë që në sistemin tonë fatkeqësisht shpesh herë manipulohen provat.

Dhe një nga sfidat më të mëdha për rindërtimin nga e para të kësaj çështjeje është për tu rikthyer në rindërtimin e asaj ngjarjeje në të gjithë dinamikën e saj.

Pra duke filluar që nga metodologjia e marrjes së provës.

A janë marrë saktë apo nuk janë marrë saktë?

Dhe nuk është shumë e lehtë të bëhet një gjë e tillë.

 

EMISIONET