“14 maji”/ Demokratët në luftë për Vulën, Karabina: Rithemelimi shkelmoi Statutin e PD-së. Kalaja: Rama 2 hapa para opozitës

Çfarë do të ndodhë tani me Partinë Demokratike dhe me opozitën?

Si do të regjistrohen në KQZ? Sa e dëmton Berishën? Po Alibeaj a do fuqizohet?

Po me godinën çdo të ndodhë? A do e nxjerrin Berishën jashtë saj?

Pse Ramës i intereson kjo situatë? A ka Rama në këtë situatë pikë më tepër avantazh në zgjedhje?

Ishin këto disa nga pyetjet e ngritura në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku të ftuar ishin: Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina; gazetari Aulon Kalaja; gazetari Elkier Bushkolaj dhe anëtarja e kryesisë së PD-së si pjesë e grupimit të Rithemelimit Fatbardha Kadiu.

DEBATI NE STUDIO

“Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte vendim i pritshëm, sepse është shkallmuar haptazi Statuti i Partisë Demokratike nga ana e grupit të Foltoreës e më pas të Rithemelimit. Të cilët ngritën struktura paralale në PD.

Nëse e ka pasur këtë shumicë, pse u fiksua në rrugën kundër Statutit të PD-së dhe pse nuk ndoqi procedurën e parashikuar, duke thyer rregullat e partisë tonë. Pra, nëse ti zgjedh një rrugë anti-ligjore atëherë sigurisht që gjykata do të vendoste drejtësinë. Ky vendim ka zhbërë vendimin e z. Zhukri”, tha Karabina.

“Rruga që ndoqi Rithemelimi ishte tërësisht ligjore. Edhe me vendimin e Apelit nuk ka ndodhur asgjë nga ajo çfarë është bërë dhe vendosur në Kongresin e 11 dhjetorit, duke e rikthyer në fillim çështjen duke vendosur as mish e as peshk, por sërish ajo nuk ka marrë as vulë dhe logo. Por ajo që duhet të them është se po shkojmë drejt një rruge moniste, ku pas saj qëndron kryeministri Edi Rama. Në këto kushte skenari i 6 marsit është i pashmangshëm, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama tani gjendet dy hapa para opozitës., e cila do të futet në këtë garë e përçarë. Alibia e opozitës nuk mund të jetë më Lulzim Basha, pasi duhet të futet në zgjedhje për t’i fituar ato”, u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja.

“Se kujt i përket shumica e Partisë Demokratike kjo është parë tashmë. Dhe kjo u vërtetua më së miri edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku kandidati i z. Berisha u shpall fitues, ndërsa kandidatët e Bashës nuk fituatn asgjë. Pra, nuk është çështje as vulke dhe as logoje, por është çështje fryme. Por pasojat e kësaj çarjeje natyrisht që do shfaqen në zgjedhjet e 14 majit, pasi kemi të bëjmë me një garë të pabarabartë.

Mekanizmi i blerjes së botës është fakt tashmë, që janë aplikuar nga kjo mazhorancë qoftë nga grupet kriminale, dhe ato të intimidimit të qeverisë. Prania e dy kandidavë të djathtë normalisht do krijojë çarje, ndërsa mazhoranca është komode pasi i mjaftojnë vetëm votat e saj tradicionale dhe automatikisht ajo është fituese”, u shpreh gazetari Bushkolaj.

“Unë pranoj deri diku që njerëzit që janë larguar janë vota të djathta, përçarja në PD që ka sjellë sekti i rilindjes normalisht që do ketë pasoja. Por sërish ne bosojmë se do jemi në gjendje të rekuperojmë boshllëkun e krijuar. Deri më tani, në qarkun e Durrësit, grupi i Bashës nuk ka një kandidat në bashkinë e Durrësit, dhe demokratët janë të bashkuar në mbështetje të kandidatit të prezantuar tashmë Igli Carës”, u shpreh Fatbardha Kadiu.

EMISIONET