PD dorëzon dokumentet për t'u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit

Partia Demokratike ka njoftuar se përfaqësuesit e saj do të bëjnë që sonte regjistrimin e kësaj force politike në KQZ.

Pritet qe pas pak përfaqësuesit e saj ligjorë të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14 majit.

Këtë e bën të ditur zyra për mediat e PD-së.

"Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri pas pak do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve" thuhet në njoftimin e PD-së.

PD dorëzon dokumentet për t'u regjistruar në zgjedhjet e 14

zgjedhjet e 14 majit partia demokratike zgjedhjet

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET