Po selinë e PD-së kush e ka? Avokati i “Alibeajt”: Rithemelimi duhet të kishte dalë vetë
Rezart Kthupi, avokat në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Katerina Kysenllari foli lidhur me situatën në të cilën gjendet PD.
Kthupi tha se tashmë pas vendimit të gjykatës që zhbëri vendimet e gjyqtarit Zhukri, selia duhet t’i lihet grupimit të Alibeajt.
Avokati: Ky është një kauzë që po e ndërton media për të pasur një pikë ku të kapet. Përpos 8 janarit, për të kuptuar diferencën që është mes dy grupimeve. Sali Berisha mori një vendim të shkallës së parë të z. Zhukri dhe sulmoi mbi selinë duke kërkuar që t’i njihet e drejta për ta pasur selinë.
Pala tjetër e pranoi vendimin edhe pse nuk kishte vlerë juridike, për aq kohë nuk kishte një vendim që do të ankimohej. Iu la partia Demokratike atyre që pretendonin se ishin PD. Tani në një parti të rregulltë dhe njerëz normalë, kur bie ku vendim selia i kthehet atij që është i ligjshëm. Ata duhet të kishin dalë vetë nga selia.

