Më 14 maj në zgjedhje si më 6 mars, kandidatët e Berishës në logon në koalicionit. Nesër, bisedimet me aleatët

Më 14 maj në zgjedhje si më 6 mars, kandidatët e

Vendimi i së premtes i Gjykatës së Apelit që vendosi të shfuqizojë një vendim të gjykatës së faktit që i jepte drejtimin e Partisë Demokratike Sali Berishës, ka detyruar këtë të fundit t’i drejtohet aleatëve të tij që kandidatët e dalë përmes primareve në PD të përfaqësohen në logon e koalicionit ku force drejtuese e ketij koalicioni do te jete Partia e Lirise e Ilir Meta, ashtu siç u vepruma në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar.

Kjo pasi Grupi i Enkelejd Alibeajt që zyrtarisht mban dhe vulën dhe logon e Partisë Demokratike njoftoi regjistrimin në zgjedhje veçmas Berishës., duke bërë kështu që Opozita të hyjë në zgjedhjet vendore të 14 majit në këtë mënyrë me dy grupime.

Nisur nga këto zhvillime, në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së së Berishës është vendosur që zyrtarisht të shkohet në zgjedhje me koalicion dhe për këtë nesër pritet që Kryesia e këtij formacioni politik të mbidhet për të caktuar se kush do të jenë përfaqësuesit që do të nisin bisedimet me partitë alate për përcaktimin e modaliteteve të bashkëpunimit para dhe paszgjedhor.

EMISIONET