Një plagosje me thikë të një gruaje nga Italia u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kavajë, për të cilën detaje tronditëse u zbuluan me vonë.

Charlote me shtetësi italiane ishte plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj shqiptar Kastriot Dema, ndaj të cilit kishte një dënim me arrest shtëpie për shkak të dhunës familjare të vazhdueshme.

35 vjeçari ishte banor i fshatit Ballaj dhe prej vitesh ishte i martuar me Charlote, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Ata zotëronin një resort në zonë, në të cilin ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë pas një konflikti për zhurmën.

Ora News ka arritur të sigurojë edhe foto të çiftit, ku duket Kastrioti,por edhe Charlote në një panoramë familjare.

Aktualisht e plagosura ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Dema është arrestuar.

Lexo edhe: Plagosi me thikë biznesmenen italiane në Kavajë, zbardhet dëshmia e bashkëshortit: Po bëhej zhurmë…