Plagosi 27-vjeçarin te zyrat e PD-së, flet nga arratia Ndriçim Jonuzi: Nuk jam krenar për atë që kam bërë, Zoti më faltë

Plagosi 27-vjeçarin te zyrat e PD-së,  flet nga arratia

Ndriçim Jonuzi, i cili plagosi ditën e djeshme në zyrat e PD-së, Bledar Okshtunin, ka folur nga arratia.

Jonuzim, i cili është shpallur në kërkim thotë se nuk e ka në plan të merret me politikë.

Ai ka theksuar se nuk është socialist, sakaq ka treguar dhe sakrificat që ka kalaur për PD-në.

“Këtë video e kam për vëllezërit e mi, të rrinë të qetë se as kam ndërmend të merrem me politikë.

Nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar Zoti më faltë por nuk ka lidhje me politikën"

Më kanë thënë që Lul Basha Kryetari i PD më ka cilësuar si socialist e nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD vetëm se me shfrytëzu këtë rast për fushatë negjithatë çdo njeri e din vet.

U ka dash me fol gjithë PD së vjetër jam apo s’jam socialist unë duke i marrë me radhë ish kryetarin e PD, Engjëll Carajn, ish-kryetari i Bashkisë Halit Shamatën ish-ministër i Brendshëm e pyt mirë Halitin me gjithë badigardin e vet kur na iku Safet Zhulali që po prisnin horrat e Vlorës që do përdhunonin gratë në Kavajë e do vritshin e kush ndejti aty me rreziku kokën socialisti apo unë?

Për mua ka dash me pyet përpara, edhe Takun që e ke aty në krah mos të rri si buf aty po të thotë mirë se kur të ka pru te lokali im ka nejt 30 ditë hap për çunat e PD-së një herë me shpenzimet e mia një herë një herë me krahët e mia por se ishte rreziku gjithë kohën që ça do që bënin çunat vini rrinin aty e ka dash Zoti si ka gjet gjë.

Unë kam bërë shumë sakrifica për PD por nuk e shoh të udhës të flas këtu në këtë video, ta dinë mirë këta që më quajnë socialistë mua."- tha ai.

Lexo edhe: Videoja e plagosjes në zyrën e PD në Kavajë, i plagosuri mbahet nga krahët autori ikën me makinë

Vendi Lajme plagosje Lajmi i fundit Aktualitet ndricim jonuzi bledar okshtuni

EMISIONET