PD denoncon: Kompania që menaxhon inceneratorin e Tiranës, u krijua 1 ditë para se të merrte koncensionin

PD denoncon: Kompania që menaxhon inceneratorin e Tiranës, u krijua 1

Partia Demokratike vijon me denoncimet ndaj qeverisë lidhur me aferat e inceneratorëve.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku tha se kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension.

Sipas saj, me një kapital prej 100 mijë lekësh, kompania mori një koncension prej 130 milion euro.

Jorida Tabaku: ''Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje,  korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncension prej 130 milion euro. Kostot e operimit janë rreth 300 milion euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milion euro. Kostot e këtij inceneratori po paguhen nga qytetarë të Tiranës. 25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje dhe atë mal plehrash.''

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/372350500562851/

Vendi Lajme Politikë PD jorida tabaku inceneratori i tiranes

EMISIONET