Para në shkëmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat

Para në shkëmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet

Finalizohet operacioni policor i koduar "Aluizni", për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

 

SPAK dhe Policia e Beratit kanë arrestuar kreun e Kadastrës në Berat, 38-vjeçarin Ervin Nelaj.

 

Sipas asaj që raporton Policia, ai dyshohet gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

 

"Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar "Aluizni", në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

 

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit", shkruan Policia në njoftimin e saj.

 

Ndërkohë, siç raporton gazetari i Ora News, Artan Diko, Nelaj kishte marrin postin e drejtorit para 7 muajsh, ndërsa prej 8 vjetësh punon në Kadastër si specialist dhe inspektor.

 

Ervin Nelaj

EMISIONET