Një megaoperacion anti-drogë i koduar “Los Blancos” është ekzekutuar gjatë natës në Itali e në disa shtete të tjera duke çuar në shkatërrimin e një grupi trafkantësh shqiptarë i konsideruar lider në trafikun e drogës. Operacioni ka përfshirë rajonin  e Toskanës , disa qytete italiane si dhe disa vende të tjera.

Me urdhër të Prokurorisë së Firences janë ekzekutuar me dhjetra arrestime, janë sekuestruar tonelata kokainë dhe miliona euro.

Grupi kriminal shqiptar konsiderohej kartela më e madhe e drogës në trafikun e kokainës.

Rreth orës 11 pritet të mbahet në Gjykatën e Firences një konferencë për shtyp ku do të zbardhen detajet e operacioni.

Në të do të marrin pjesë kryeprokurori i Antimafias Italiane Federico Calfiero De Raho, nën kryetari i Euro Just Filippo Spieza, kryeprokurori i Firences Giuseppe Creazzo, Drejtori i Sektorit të krimit të organizuar në Europol Georgios Raskos, Prokurorija e Amsterdamit Justine ASBROEK, Drejtori i Antikrimit italian Gjeneral Dott, Francesco Messina, Drejtori i Antidorgës së Guardia di Finanza Gjeneral Dott. Antonino Maggiore, dhe Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit Giuseppe Spina.

Operacioni i krye në koordinimin e Europol dhe Eurojust  në bashkëpunimin e Antimafias e Antiterrorizmit italian, Drejtorisë Antidrogë e autoriteteve policore hollandeze.