Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappé në Kupën e Botës!

Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappé në Kupën e Botës!

Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror.

Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka lënë gjurmët e tij në librat e historisë duke shënuar golin e parë në karrierë në një Kupë Bote.

Në moshën 18 vjeç e 343 ditë, Yamal ka arritur një moment historik që e vendos atë përpara njërit prej emrave më të mëdhenj të futbollit modern.

Ai është bërë më i ri se Kylian Mbappé në kohën kur francezi shënoi golin e tij të parë në një botëror (19 vjeç e 183 ditë). Ky sukses konfirmon edhe një herë se Yamal nuk është thjesht një premtim, por një realitet i frikshëm për mbrojtjet kundërshtare.

Megjithatë, pavarësisht shkëlqimit të Yamal-it, një rekord “spanjoll” mbetet ende i paprekur. Gavi vazhdon të mbajë titullin si golashënuesi më i ri në historinë e kombëtares së Spanjës në Kupat e Botës, duke ruajtur kështu primatin brenda gjeneratës së artë të “La Roja”-s.

EMISIONET