Rama-Veliaj, larg duart nga FSHF!

Rama-Veliaj, larg duart nga FSHF!

Zgjedhjet në Federatën shqiptare të Futbollit janë çështje që lidhen kryekëput me vullnetin e anëtarëve të federatave, politikave dhe mbështetësve të disiplinave sportive.

Politika në një vend normal dhe me shtet të së drejtës nuk duhet kurrsesi të jetë orkestrues dhe aq më pak urdhërues i zgjedhjeve dhe përcaktues të kandidaturës fituese për president të federatës.

#Sportet dhe artet janë dhunti dhe cilësi e njerëzve të lirë që kurrë nuk mund të diktohen nga politikanët e qeveritarët.

#Rama-#Veliaj dhe shpura e pushtetarëve bashkuar tashmë edhe me pazaret e interesave të opozitës së bravave kërkon të grabisë me dhunën e shantazheve edhe këtë sektor jetik për zhvillimin social të një shoqërie sikurse janë sportet. Po bëjnë cdo gjë, për të shtënë në dorë edhe “ishujt e fundit” që ende rezistojnë. Duan t’i uzurpojnë me cdo mjet, me cdo kosto duke përdorur edhe mënyra mafjoze.

E kanë nisur prej vitesh…por kanë dështuar. Edhe pra 4 vjetësh, tentuan të njëjtën gjë, uzurpimin e FSHF, mbase jo në përmasat e dhunës e shantazhit të sotëm. E kam denoncuar atëherë në funksionin tim si Kryetare e Komisionit që trajton cështjet e sportit, kam kërkuar edhe mbështetjen e #FIFAs e #UEFAs për të siguruar mosndërhyrjen e politikës dhe shtetit në sport.

Duke përshëndetur letrën në të cilën FIFA shpreh me të drejtë shqetësimin për ngjarjet e fundit:

- Dënoj me forcë si deputete cdo tentativë, shantazh, kërcënim ndaj z. Duka dhe drejtuesve të FSHF.

- Dënoj (keq)përdorimin e cdo institucioni shtetëror për të shantazhuar kreun e FSHF z. Armando Duka.

- Dënoj tentativën e bandave politike të udhëhequra nga drejtuesit politikë të PS që në cdo qark po bëjnë presione e shantazhe! Ky është Turp. Është krim!

Unë nuk zotëroj njohuri dhe informacion të thelluar për cka ndodh brenda FSHF por e kam shumë të qartë se, Veliaj dhe Rama janë të fundit që duhet të flasin për frenim të investimeve në sport nga drejtuesit e Federatës në një kohë kur

- kanë 8 vjet që nuk kanë investuar asgjë në potencialet njerëzore me dhe pa medalje në sport;

-kanë 8 vjet që nuk investojnë asnjë fond në ngritjen e fushave dhe kampeve sportive për të rinjtë dhe fëmijët;

-kanë 8 vjet që kanë bllokuar programet dhe nxitjen e sportistëve të rinj në Universitetin e sporteve;

-kanë 8 vjet që nuk bëjnë asgjë për ligjin e sporteve ku parashikohet dhe çështja e rëndësishme e pensioneve të sportistëve.

Kanë pra kaq shumë dështime në sport, të cilat me dhunë verbale dhe jo vetëm duan tja atribuojnë si përgjegjësi direkte presidentit Duka dhe bashkëpunëtorëve të tij. E cdo ditë u shtojnë presionin duke i vendosur përballë llogoren e institucioneve: Prokurori, SPAK, polici, tatime e dogana të urdhëruar nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Shantazhimi ndaj FSHF është dhunimi më flagrant shtetëror që ka njohur në historinë e saj, FIFA, kjo sepse Rama kërkon që cdo sektor të jetës ta kthejnë në një koncesion fitim prurës me miliona euro.

PD e rithemeluar do të vijojë ta denoncojë me forcë këtë skandal të diktatit të Ramës e do të mbështesë pavarësinë e federatave të sportit.

EMISIONET