“McGonigal” - Një arsye më shumë pse duhet të hapen dosjet e Sigurimit dhe Kundërzbulimit
Një narrative e rremë dhe manipuluese 32 vjeçare ka bllokuar zhvllimin demokratik,ngritjen dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Këto ditë që ka plasur skandali me agjentin e FBI Charles F. MCGONIGAL në lidhje me kryeministrin shqiptar Edi Rama, na del në këtë skandal edhe ish agjenti Sigurimit dhe më pas i SHIK dhe për një çeshtje të rëndë dhe sensitive për mos rrezikuar largohet nga Shqipëria në drejtim të SHBA.
Unë nuk do të merrem në këtë shkrim me atë çka po ndodh me skandalin MCGONIGAL, por me një deklaratë te Agron Nezaj, në lidhje me mosnjohjen e Agron Nezaj nga Sali Berisha siç pretendonte Sali Berisha.
Agron Nezaj shkruan: Madje Neza rezulton se është i vetmi dëshmitar i mbetur gjallë i një takimi befasues për Berishën të ndodhur më 15 Dhjetor 1991, ndërmjet tij, Azem Hajdarit, Agron Nezës dhe Luan Pobratit.
Episodi konsumohet në “Rrugën e Kavajës”, ku pasi ktheheshin në mbrëmje me makinë nga Durrësi, Luan Pobrati, Azem Hajdari dhe Agron Neza, vërejnë se në katin e dytë të ish-selisë së Partisë Demokratike ishte ndezur drita e zyrës së Berishës në këtë seli.
Azem Hajdari i thotë shoferit mbaje makinën dhe i kërkon dy miqve ta prisnin 5 minuta sa të përshëndetej me Doktorin. Azem Hajdari ngjitet në zyrën e Berishës por ndodhi që u vonua dhe në këtë moment Luan Pobrati i thotë Agron Nezës të shkonte lartë në zyrë dhe ta merrte Hajdarin. Edhe Neza u vonua.
Për pasojë Pobrati u detyrua të shkonte dhe vet në zyrë dhe episodi që u zhvillua më pas është tepër, tepër interesant. Pobrati hap derën e zyrës dhe Berisha çohet me vrull nga tavolina duke i thënë: “Oh, Pobrat, mirëseerdhe, miku im më i çmuar në Sigurim”.
I zgjati dorën Pobratit por ky i fundit më ftohtësi i ofroi vetëm majat e gishtave.
Në moment Pobrati ja kthen: “Kam ardhur vetëm për tu thënë natën e mirë këtyre dy miqve që më lanë pas dere. Por meqenëse erdha deri këtu, dua të të pyes ty tani, që dje më kërkoje të ndëshkoja djemtë që mbanin baseta e që sot nga fanatik i madh e komunist i madh, je bërë demokrat i madh: Sal, nga do i mbash bythkat? Këtej apo andej. Hajt natën e mirë.”
E gjithë kjo është e besueshme jo vetëm se Berishën e tradhton inkoshienti kur thotë qe nuk e njoh Agron Nezaj, por edhe sepse unë personalista e kam degjuar shumë kohë më parë këtë nga dy burime të tjera.
Di dhe faktin që Berisha ka pasur miqësi familiare me Bajram Nezën, babain e Agronit ish sekretarit te parë te Tropojës sidomos me Selimin Ram Berishë vëllain e Saliut njeri me influence… Agroni është gjithashtu kushëri me Besnik Mustafaj dhe vëllai Agronit ka punuar në kohën që Besniku ishte ministër i jashtëm si shef i kabinetit ne Ministri të jashtëme.
Ka dhe gjëra të tjera dhe lidhje…. Por që për arsye të mungesës fizike te dokumentacionit nuk mund të prononcohem tani.
Një arsye më shumë pse duhet të hapen dosjet e SIGURIMIT dhe kundërzbulimit bile edhe të drejtorisë së dytë të diasporës për të kuptuar të gjithë këtë periudhë post 1990 die pse jemi sot këtu.
Pyetja që lind është: Më 15 dhjetor 1991, cfarë i lidh në një makinë duke ardhur nga Durrësi në Tirane the ku kanë qenë the pse kanë qenë ne Durres, Luan Bobratin shefin e SIGURIMIT për intiligjencën dhe turizmin, Agron Nezaj oficer i SIGURIMIT dje liderin “antikomunist” të dhjetoridt Azem Hajdarin (Bualli)?!!
Pastaj biseda e Berishës në zyre dhe si i drejtohet Luan bobratit, - “Oh, Pobrat, mirëseerdhe, miku im më i çmuar në Sigurimit!”.
2. Kemi dhe rastin e Andi Bushatit që në disa biseda konfidenciale me disa persona j'u ka treguar dhe kjo është e besueshme:
Kur po rrëzohej monumenti Enver Hoxhës ne Komitetin qëndror ishte mbledhur pleniumi. Kur u dha lajmi për rrëzimin e monumentit dhe po dilnin jashte, Vito Kapo shkoi në nje makinë me Adil Çarçanin. Vito i drejtohet Adilit: rrezuan monumentin shoku Adil, ç’po bëhet çdo të ndodhë me ne?! Shoku Adil i pergjigjet;- Mos u shqetëso shoqja Vito, gjithçka është nën kontroll. Janë njerëzit tanë që e drejtojnë.
Të gjithë kësaj farse të dhjetorit 1990 si një narrativë e rremë dhe manipuluese si njerëz që rrëzuan diktaturën dhe sollën pluralizmin është një narrativë e dalë boje dhe diskretituese për përdorimin që i bën PD akoma dhe veç do ta bjerrë këtë parti edhe më keq.
Ajo çka eshtë e rëndë për vendin dhe të ardhmen është se e gjithë kjo gjë ka bllokuar hapsirat dhe pluralizmin real shqiptar duke mos pasur hapsira për krijimin e një force të re politike. Kjo klasë politike ka korruptuar dhe ka kompromentuar gjithçka dhe gjëndja e lirive dhe demokracise dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës do vijë duke u rënduar dhe më se defakto ato sot nuk ekzistojnë. Shqipëria drejtohet nga banda politike.
Asnjë gazetar nuk i drejtojë një pyetje për këtë Berishës.
Përsa I përket forumeve dhe organizatave dhe tam-tam-ve për dekomunistizimin janë pjesë e lojës dhe intresave të kësaj klase banditësh politik