“Dashnoret po flasin”/ Vasili: Hetimi i McGonigal tregon se gjurmët e aferës mafioze të çonin drejt e tek zyra e Ramës

“Dashnoret po flasin”/ Vasili: Hetimi i McGonigal tregon se

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me skandalin rus në FBI të shpërthyar nga arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të kësaj zyre Charles McGonigal, i cili rezultonte se kishte marrë shuë të mëdha parashë nga një oligark rus, dhe në dosjen e të cilit tashmë është prfshirë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale Vasili shprehet se falë të dashurës së McGonigal të tjera informacione të vlefshme për këtë çështje do dalin.

Vasili thotë se hetimi i gjithanshëm i FBI-së për McGonigal tregon qartë fare se të gjitha gjurmët e aferës së tmerrshme mafioze të çonin në Tiranë drejt e tek zyra e Edi Ramës.

“Të tjera dashnore priten të ndihmojnë drejtesinë...ashtu si dashnorja e McGonigal!

E dashura e McGonigal ka orientuar qartë hetimin e FBI-së tek mafiozët qeveritarë të Tiranës dhe pikërisht tek Edi Rama.

Më tej, hetimi i gjithanshëm i FBI-së për McGonigal tregon qartë fare se të gjitha gjurmët e aferës së tmerrshme mafioze të çonin në Tiranë drejt e tek zyra e Edi Ramës.

Mattathias Schwartz i “Businessinsider” tregon qartë në një shkrim të fundit: “se si Allison Guerriero, dashnorja e McGonigal, ka komunikuar me Z. William Sweeney, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York duke i thënë se duhet të shihte veprimet e McGonigal në Shqipëri”.

McGonigal ishte bërë mik me Edi Ramën dhe kishte shkuar disa herë në Shqipëri, udhëtime, që dolën në akuzën kundër McGonigal.

“Në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros, thotë ajo, i treguan një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe e pyetën për bashkëveprimin mes tyre.”

Dashnoret filluan të flasin dhe ta ndihmojnë drejtësinë. Dashnore të tjera të keqtrajtuara e të dhunuara nga mafiozë mashtrues dhe me karrige qeveritare me siguri që po flasin dhe do flasin edhe më shumë... që drejtësia të vihet në vend!

Kohë me shumë-shumë informacione kjo. Njëri më i rëndë se tjetri, por me thënë të drejtën ky informacioni i këtyre dashnoreve po ndihmon jo pak...!”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.

EMISIONET