Dy saktësime mbi dosjen Departamentit Amerikan të Drejtësisë

Dy saktësime mbi dosjen Departamentit Amerikan të Drejtësisë

1. Berisha është spektakolar!

Në vend që ta shfrytëzojë maksimalisht dhuratën që DoJ ia ka sjell në pjatë të artë, merret me histori idiote që pikturojnë Ramën si agjent rus.

Përveçse jo e vërtetë po t'i referohesh dosjes, çon ujë në mullirin e qeverisë që është E INTERESUARA E PARË për tërheqjen publikun në qorrsokake periferike, pohimeve të pavërteta, që zhvlerësojnë seriozitetin e akuzave themelore.

Dosja e DoJ taze thotë se kryeministri shqiptar Rama ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së, duke përdorur ndërlidhës, për të goditur opozitën.

Pra, ka përdorur SHBA-të si qen sulmi.

Togfjalëshi "Kryeministri shqiptar" gjendet vazhdimisht në dosje.

Por, Berisha ia ka mbajtur aq shume kandilin Ramës duke llapur mbi "paratë ruse" të Bashës, sa tani është i paaftë të kapitalizojë mbi akuzat serioze ndaj Ramës.

Le të mos harrojmë se dosja e Bashës u përdor kundër tij nga Ambasada Amerikane për ta shantazhuar për të përjashtuar Berishën nga PD, mbi përcaktimin non grata.

Nëse Berisha nuk do të ishte treguar i zellshëm për të sulmuar Bashën në mënyrë të ulët, zbulimi i DoJ mund të ishte rasti ideal për bashkimin e fraksioneve.

Nëse fraksioni i Bashës nuk do të ishte mbështetur aq rëndshëm te përrallat e Ambasadës Amerikane, të ekspozuar si mercenar të Ramës, sot do të ishin të aftë të justifikoheshin para demokratëve.

Hetimi i DoJ është edhe "dhuratë" personale ndaj Berishës sepse u jep besueshmëri akuzave të tij se përcaktimi "non grata" është sponsorizuar nga Rama. Po ai e la në heshtje.

Berisha po bën gabime pas gabimesh, që nga vendimi i tij për rikandidim, kur mund të kontribuonte në ristrukturimin e PD-së me një kryetar të ri te lufta e egër personale me Bashën e mbështetësit, kur mund t'i kishte joshur në anën e tij këta të fundit.

FATKEQËSI E MADHE PËR PARTINË DEMOKRATIKE!

2. Thënë kjo, të rrijmë shtrembër e flasim drejt:

Asnjë media nuk mund të merret me dokrrat e Berishës mbi Nez(h)ën, pa u marr fillimisht me provat e korrupsionit të Ramës e goditjeve të paligjshme ndaj opozitës së atëhershme.

Asnjë media nuk mund ta trajtojë këtë çështje si akuza të Berishës sepse ky është dezinformim.

KA RADHE PUNA!

Radhen e përcakton interesi publik:

1. Spërdredhjet e Berishës dëmtojnë besueshmërinë e PD-së;

2. Veprimet e paligjshme të Kryeministrit, të anashkaluara, rrezikojnë të përsëriten sërish ndaj kundërshtarëve politik, duke na kthyer edhe zyrtarisht në autokraci, dhe kjo e prek DIREKT interesin publik.

EMISIONET